Taulant Balla: Jo më spiunë në politikë! Brenda 10 ditësh dorëzojmë ndryshimet në ligjin për partitë politike

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se brenda 10 ditësh PS do të depozitojë në Kuvend propozimin për ndryshime në ligjin për partitë politike dhe si në Kodin Zgjedhor për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.

Balla tha se në grup parlamentar është diskutuar për atë që e quajti “paketa e despiunizimit”.

Ka nevojë urgjente që politika shqiptare dhe instituicionet e tjera për tu pastruar nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Kemi diskutuar për 2 projektligjet që janë në proces. I pari ligji për autoritetin për informimin mbi dosjet e sigurimit të shtetit, nuk do të ketë më asnjë pengesë për t’u verifikuar edhe ata që janë verifikuar më parë. Dhe natyrshëm edhe çështja tjetër për parashikimin në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë kandidatët të bëjnë kërkesë tek Autoriteti dhe ata të kenë mundësi të verifikojnë“, tha Balla.

SHKARKO APP