Taulant Balla merr dozën e dytë të vaksinës, mesazh studentëve: Mos hezitoni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-covid. Balla i shoqëruar nga një një grup studentësh ju drejtua qendrës së vaksinimit në Elbasan për të kryer sipas tij, detyrën më të rëndësishme të momentit që është vaksinimi. Po ashtu ai u bëri edhe një apel të gjithë stundëtëve të shfrytëzojnë muajin e hapur për tju drejtuar qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar.

“Bashkë me një grup studentesh dhe studentësh erdhëm sot në një prej qendrave të vaksinimit të Elbasanit, unë për të kryer dozën e dytë të vaksinës dhe studentët me sa u informova e kanë dozën e tyre të pare. Jo pa qellim kam ardhur me një grup studentësh, sepse mendoj është koha e duhur për të bërë një thirrje për të gjithë djemtë dhe vajzat studentë, të cilët duhet domozdoshmërisht t’i drejtohen qendrave të vaksinimit.

Edhe muaji shtator është një muaj i hapur. Jam krenar që kemi arritur në një shifër të lartë, ku në gjithë Qarkun e Elbasanit janë rreth 110 mijë të vaksinuar.

Elbasani është një qytet universitar dhe duke ruajtur veten ruan dhe profesorët dhe stafin akademik dhe familjen tënde. Nxis të gjithë studentët që të vaksinohen, duke rritur mburojën ndaj pandemisë, duke përdorur të vetmen armë që kemi sot që ëshstë vaksinimi. Sot në të gjithë botën apeli që bëhet nga të gjithë njerëzit e shkencës mjeksore është që të vaksinoheni”.

SHKARKO APP