Debate PS-LSI/Taulant Balla: Miku im Luan Rama bëji thirrje PD, jo PS për reformën zgjedhore
Deputeti Taulant Balla që drejton Komisionin e reformës zgjedhore I është përgjigjur Sekretarit të LSI Luan Rama, duke e konsideruar të pavend rolin e tij si arbitër duke fajësuar njësoj PD dhe PS për reformën. Balla thotë se PS dhe LSi janë bahskë një skaudër dhe kane qendrime plotesisht te dakordesuara mbi rekomandimet e OSBE për reformën zgjedhore.
“I them mikut tim Luan Rama qe barazlargimi i tij, duke fajesuar po njesoj edhe PS edhe PD per Reformen Zgjedhore eshte i padrejte, per te mos thene me shume! Luan Rama duhet ta dije se PS dhe LSI jane bashke ne Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe kane qendrime plotesisht te dakordesuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Po ashtu Luan Rama me siguri e di qe kemi nje muaj qe presim qe PD te behet pjese konstruktive e punes se komisionit per ta mbyllur reformen. Prandaj Luan Rama le t’i beje thirrje PD sic i bejme edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishte i skuadres dhe arbitrit nuk ka me asnje kuptim! PS dhe LSI kane bere nje pune shume serioze ne komision dhe respekti per kete skuader eshte minimumi qe duhet te tregoje miku Luan Rama pavaresisht se mund t’i kete rene te beje pjesen e arbitrit!”.
LSi ka propozuar të shkohet në zgjedhje me lista të hapura, por jo nuk bën pjesë tek rekomandimet e OSBE/ODHIR.
KOHA JONË SONDAZH

