Taulant Balla në Papër të Elbasanit, paralajmëron përmbytje: Largoni bagëtitë apo mjetet bujqësore

Qytetarët që jetojnë në brigjet e Shkumbinit, sipas qeverisë duhet që të largojnë bagëtitë apo mjetet bujqësore. Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar i PS dhe ish-drejtues politik në qarkun e Elbasanit, thotë se përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit ka rrezik për përmbytje.

Postimi i plotë

Papër, Elbasan, Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës.

Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve, në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit.

Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

SHKARKO APP