Taulant Balla: PS do ta miratojë Amnistinë Fiskale

Mazhoranca është e vendosur që të votojë Amnistinë Fiskale. Kreu i grupit parlamentar socialist tha se miratimi i këtij projektligji është dicka e mirë për vendin tonë.

“Në vlerësimin tonë na rezulton se më shumë se dy të tretat e qytetarëve e mbështesin një nisëm të tillë, kjo nga këshillimi kombëtar. Amnistia fiskale është domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër. Ne duam ti japim mundësinë duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitete kriminale dhe korruptive dhe personat e ekspozuar politikisht. Këtë e ka bërë pjesa më e madhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në do ta miratojmë amnistinë fiskale. Çdo deputet i parlamentit të Shqipërisë duhet të kuptojë se kjo është një gjë e mirë për të ardhmen e vendit”- tha Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?