Taulant Balla: PS nuk ka asnjë lidhje me ata që shfaqen me portretet e Enver Hoxhës

Deputeti socialist, nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlament, foli për Byronë Kombëtare të Hetimeve dhe akuzat se entiteti i ri do të dublojë në një farë mase kompetencat e Prokurorisë. Zoti Balla shprehet se Byroja do të jetë një eksperiencë pozitive për Shqipërinë, si një mekanizëm i ri që rrit efektivitetin në luftën kundër korrupsionit. Byroja Kombëtare e Hetimit, thotë ai, do të ndihmojë në procedimin penal në mënyrë që të realizohet një proces sa më i plotë përgatitor para se çështja të shkojë në gjykatë. Synimi, thotë ai, është që procedimet të jenë sa më të shumta kundrejt atyre zyrtarëve të cilët abuzojnë me zyrën e shtetit, abuzojnë me besimin e qytetarëve dhe bëjnë korrupsion.

I pyetur lidhur me kontrollin e Komisionit të Sigurisë mbi punën e Shërbimit Informativ Shtetëror, zoti Balla nuk pranoi të prononcohet për rezultatet e kontrollit, në pritje të përgatitjes së raportit të plotë, por konfirmoi zërat se ndër individët e përgjuar nga SHISH-i ka pasur edhe figura shtetërore dhe politike.

Lidhur me rishfaqjen e imazheve dhe simboleve të komunizmit dhe portretet e ish-diktatorit Hoxha në festimet me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës, seputeti Balla shprehet se Partia Socialiste nuk ka asnjë lidhje me ata që mbajnë në duar këto simbole dhe imazhe. Ai i cilëson personat që shfaqen me simbole të tilla si një “minorancë të papërfillshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse do të ishte me vend miratimi i një ligji që ndalon përdorimin e simboleve të tilla në publik, zoti Balla shprehet për domosdoshmërinë e masave për të ndihmuar vendin të shkëputet nga simbolet negative të së kaluarës dhe se ai do ta mbështeste një iniciativë të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?