Taulant Balla: S’ka pasur asnjë kërkesë për të rritur sigurinë për Altin Dumanin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka hedhur poshtë zërat se janë shtuar masat për të garantuar sigurinë e kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Dua të garantoj jo vetëm prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët, por çdo qytetar të këtij vendi që policia e shtetit është në detyrë për të garantuar që çdo kush të jetë i sigurt. I kam kërkuar Rrumbullakut që të marrë kontakt me Dumanin për të garantuar që policia e shtetit të bëjë detyrën. Deri në momentin që flasim nuk jam informuar se ka një kërkesë apo problematikë për Altin Dumanin. Lajmi është i pavërtetë”,- tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?