Taulant Balla: Zgjatja e mandatit të Vetting-ut, domosdoshmëri për të vijuar Reformën në Drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se nisma për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut është domosdoshmëri për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla deklaroi se kjo nuk është një iniciativë e PS-së. Ai i bën thirrje deputetëve që të jenë në Kuvend kur të votohet ky ligj.

Zgjatja e mandatiot të organeve të vetingut nuk është një çështje e partive apo bindjeve politike. Është një çështje që ka të bëjë me çuarje përpara të reformës në drejtësi. Pa vetingun nuk do kishim drejtësi të pastruyar nghas elementë kriminalë, njerëz që nuk justifikojnë pasurinë apo dhe ata më probleme në përgatitjen profesionale. Iniciativa për shtyrjen e mandatit të vetingut, nuk është iniciativë e Partisë Socialiste por është një domosdoshmëri për të çuar reformën në drejtësi përpara. Vetëdija e deputetëve të Kuvendit na detyron që të jemi në sallën e Kuvendit dhe ta votojmë” – tha Balla.

SHKARKO APP