Tavo i kthehet Kumbaros: Ju keni kohë që i keni bërë të fala mendjes, por mos e përdorni Kishën për politikë

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, është përfshirë në replika në distancë me kandidaten e PS-së Mirela Kumbaro.

“Moj Mirelë,

Në besimin tek Zoti më e rëndësishmja është falja dhe jo të falat. Ndaj i kërkoni falje Hyjit, besimtarëve dhe banorëve që e përdorni Kishën për politikë.

Në politikë falja u kërkohet banorëve dhe familjeve të thjeshta për papunësinë dhe varfërinë ekstreme që u keni shkaktuar dhe jo të falat që u bëni një herë në katër vjet kur vini për turizëm elektoral.

Për të falat e tjera ju keni kohë që i keni bërë të fala mendjes!”, u shpreh Vangjel Tavo.

SHKARKO APP