Tavo: Nuk ka forcë që do i ndalë, emigrantët, shtetasit shqiptarë të votojnë! “Rilindja” skadon më 25 prill

Një ditë pas manovrës së Edi Ramës për të penguar emigrantët shquiptarë në Greqi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës më 25 prill, duke përdorur si alibi pandeminë, drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjiorokastrës, Vangjel Tavo, shprehet i bindur se asgjë nuk do i ndalojë shqiptarët të votojnë të dielën.

Ndërsa referon kërkesën e sotme të LSI-së, Tavo thekson se në kërkesën e LSI-së, theksohet se Kushtetuta parashikon si të drejtë dhe liri themelore të shtetasit, të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, e drejtë kjo që iu është mohuar nga vendimi i Komitetit, dhe ky, thotë Tavo, është një akt politik dhe diskriminues.

“Nuk ka forcë që do i ndalë, emigrantët, shtetasit shqiptarë të votojnë.

Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës për anulimin e vendimit të Komitetit të Ekspertëve, i cili vendosi në mënyrë arbitrare masën karantinë dy javore për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën e LSI, theksohet se Kushtetuta parashikon si të drejtë dhe liri themelore të shtetasit, të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, e drejtë kjo që iu është mohuar nga vendimi i Komitetit.

Ky është një akt politik dhe diskriminues.

Sapo u mbyllën 2 spitale Covid në Shqipëri, dhe emigrantët nga vende të tjera lejohen të vinë, shtohet masa qëllimisht për Gjirokastrën sepse po humbin edhe mandatin e dytë që pretendojnë.

Frika se mos mbeten me 1 apo me 0 i shtyn të pengojnë emigrantët të votojnë.

Emigrantët to të vijnë të votojnë dhe nuk ka rilindas që do i ndalojë.

Nuk ka forcë që do i ndalë shtetasit shqiptarë të votojnë.

Dhe fitorja do jetë edhe më e madhe dhe do fitojmë vota si asnjëherë.

“Rilindja” skadon më 25 prill ashtu si kova e salcës së kosit”, deklaroi kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo.

SHKARKO APP