Tavo: Policia e politizuar, janë lejuar votuesit e Rilindjes të kalojnë kufirin dhe mos karantinohen

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka denoncuar raste të kalimit të kufirit nga persona që votojnë për Rilidnjen sipas tij. Ai thotë se po bëhet diferencim i qytetarëve dhe qytetarët që votojnë për Rilindjen nuk karantinohen sipas vendimit tëKomitetit të Ekspertëve.

”Sapo denoncova në Prokurori disa raste të kalimit të kufirit dhe moszbatimin nga ana e policisë të rregullave që zbatohen nga gjithë qytetarët për karantinimin sipas aktit normativ që ka dalë në datën 21 prill. Kemi të bëjmë me një trajtim të diferencuar të qytetarëve që kalojnë kufirin, ndërkohë që ata që vijnë për të votuar për rilindjen lejohen të kalojnë, nuk kontrollohen nga policia dhe jo vetëm aq.

Denoncova dhe një rast që jo vetëm nuk kontrollohen dhe shkojë votojnë, por është edhe një rast që është anëtare e qendrës së votimit. Kërkova nga Prokuroria të hetojë të gjitha rastet që unë kam paraqitur me emër dhe mbiemër. Siç theksova kemi dhe komisionerë që kanë kaluar kufirin.

Anëtarja e KQV-së është marrë në Kakavijë nga kryetari i bashkisë së Dropullit. Kërkova nga Prokuroria të kontrollohen kamerat e Kakavijës dhe provat i kam dorëzuar me emër dhe mbiemër”, tha Tavo për mediat.

Lexoni edhe….

SHKARKO APP