Tavo publikon fletoren e borxheve: 25 prilli nuk është thjeshtë datë Zgjedhjesh, por është Zgjidhje, për të shuar varfërinë

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Vangjel Tavo, denoncon listat e borxheve në dyqanet e këtij qyteti.

Përmes rrjeteve sociale ku publikon dhe pamjet e fletores së borxheve, Tavo shprehet banorët nuk mund të vazhdojnë më të blejnë ushqimet me lista.

Duhet shuar sa më shpejt varfëria në qarkun e Gjirokastrës. Banorët nuk mund të vazhdojnë më të blejnë ushqimet me lista. Është e pafalshme të ndodhë pas 30 vitesh pluralizëm. Ushqimet me lista e kanë shoqëruar gjithmonë popullin e varfër, dhe shumë qeveri ishin të kushtëzuara nga situata ekonomike dhe faktorë të tjerë në vend, por është tragjike kur një qeveri shpërdoron e zhvat miliarda e miliarda Euro për koncensione, PPP, tendera dhe projekte aspak jetike për sektorët e vendit teksa njerëzit e thjeshtë vuajnë për bukën e gojës. Është e pafalshme që oligarkët janë prioritet i kësaj qeverie ndërsa familjet e varfëra lihen në harresë. 25 prilli nuk është thjeshtë datë Zgjedhjesh por është Zgjidhje, për të shuar varfërinë, për të mbështetur familjet e thjeshta, për të mos i detyruar më të ushqehen me lista por të kenë punësim, punësim, punësim dhe standarde më të mira jetese. Ky është premtimi im. Ky është misioni im. Që do e përmbush plotësisht”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Gjirokastër, Vangjel Tavo.

SHKARKO APP