Tavo: Rilindja skadon më 25 prill, s’ka forcë që i ndal shqiptarët
Teksa ka postuar një lajm ku emigrantët shqiptarë shprehet të indinjuar nga vendimi i karantinës, drejtuesi politik i LSI-së në Gjirokastër, thotë se Rilindja skandon më 25 prill, pasi për të nuk ka asnjë forcë që ndal shqiptarët.
Postimi i plotë
Nuk ka forcë që do i ndalë shtetasit shqiptarë të votojnë. Dhe fitorja do jetë edhe më e madhe dhe do fitojmë si asnjëherë tjetër.
“Rilindja” skadon më 25 prill ashtu si kova e salcës së kosit. Çuçi ku je? Po të pres. Nga fshihesh? Eja e shpjegoi shtetasve shqiptarë përse po i ndalon të votojnë.
Eja e shpjegoi se përse planifikonit për t’i prishur 40 mijë shtëpi e do i mashtronit me legalizimet. Eja e shpjegoi përse i keni varfëruar familjet e qarkut të Gjirokastrës. Eja se po afron data e skadencës.