Tavo: Shqiptarët në Greqi të vijnë të votojnë. S’ka asnjë ligj që ju detyron dhe ju pengon për këtë të drejtë tuajën

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, i bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të vijnë në Shqipëri dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese atë të votës. Përmes rrjeteve sociale, ndërsa i referohet vendimit antikushtetues të Edi Ramës, i cili duke shfrytëzuar kushtet e pandemisë vendosi karantinim dy javor për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Tavo shprehet se nuk ka asnjë ligj që i pengon dhe i detyron ata të karantinohen.

“Të nderuar emigrantë.

Ejani e votoni. Nuk ka asnjë ligj që ju pengon dhe ju detyron të karantinoheni.

Formularët në kufi janë të paligjshëm ndaj nuk jeni të detyruar t’i plotësoni.

Vetëm kaq mund të përgjigjeni verbalisht e jo me shkrim:

❌ Nuk rezulton një akt në fuqi që detyron karantinimin tim ✅ Kaq.

Ejani emigrantë e votoni.

Ejani të festoni Ringjalljen e Krishtit dhe çlirimin e Shqipërisë më 25 prill nga diktatura.

I drejtohem Policisë së Shtetit dhe Kufitare, cilido prej jush që ndalon në mënyrë të paligjshme shtetasit shqiptarë që kthehen në atdhe, i detyron të firmosin formularë të paligjshëm do shkarkoheni më 26 prill për abuzim me detyrën dhe do procedoheni penalisht.

Salca e Kosit që ju detyron sot nuk do jetë më 26 prill, do ketë qeveri të re, Ministër të Brendshëm të ri, drejtësi funksionale, ndaj mos u largoni edhe ju me atë apo të penalizoheni prej frikës së tij, por zbatoni detyrën me përpikmëri në përputhje me ligjet e vendit dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

“Krishti u ngjall” do jetë urimi me emigrantët më 2 maj, dhe “Diktatura ra,” do jetë jehona më 25 prill në mbarë vendin”, shprehet në reagimin e tij kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo.

SHKARKO APP