Monika Kryemadhi: LSI asnjë shans për të bërë koalicion me PS

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në një intervistë për televizionin “Syri” se nuk ka asnjë mundësi që LSI të këte koalicion me Partinë Socialiste.

A ekziston ndonjë mundësi që për hir të integrimit, të antarësimit në BE, për hir të stabilitetit të shikojmë një 1 prill tjetër te 2013, ndoshta jo me Edi Ramën…?

Kryemadhi: E para njëherë ajo e 1 prillit është 1 maji, nuk është 1 prill, është dita e punëtorëve po i ka ngelur si barcaletë 1 prilli. E dyta nuk është çështje ideologjish më beteja kundër Ramës, nuk ka më ideologji përballë varfërisë, përballë shkombëtarizimit që po i ndodh, përballë shkatërrimit të trashëgimisë kulturore, përballë  shkatërrimit të identitetit, përballë tjetërsimit të kufijve shqiptarë. Sot është detyrë kombëtare, është përgjegjësi sociale që secili nga ne te bashkohemi, unë e kam thënë, vazhdoj e them, e kemi diskutuar dhe me z.Basha, i kam thënë nga marksistët te legalistët dhe ballistët duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër kësaj strategjie të Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

D.m.th nuk ekziston asnjë mundësi hipotetike?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryemadhi: Absolutisht, unë po ju them,ju shikoni një sjellje për mua të tepruar europiane të z.Basha për shkak të gjithë kësaj çfarë ndodh për shkak të kulturës, shkollimit edhe sjelljes së tij se nuk mund të ndryshosh njeriun  46 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?