“Të burgosurit paguajnë 100 euro për të marrë leje”

 

Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka diskutuar  sot projektligjin për trajtimin e të burgosurve.

Diskutimi i këtij projektligji është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se janë shoqëruar 40 mijë persona jashtë kapacitetit, duke shtuar se po dhunohen qytetarët ndërsa po mbështeten bandat e trafikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në vendin tonë liritë dhe trajtimi i të burgosurve janë në nivelet me katastrofale. Janë 40 mijë persona jashtë kapacitetit. Një shtet që ushtron dhunë dhe terror ndaj qytetarëve se nuk paguajnë dot një faturë energjie. Kushtet në burgje janë mizerabël, trajtimi mizerabël. Një qeveri e suportit të trafikanteve. Ministri drejton makinen e droges. Qyetaret, qeveria juaj i ka shkelur me kembe" tha Noka.

Dogjani: "Si do e zgjidhni. Për të marrë një leje një ditore të burgosurit duhet të paguajne 100 euro. Shtet policor jashtë dhe brenda". 

 

Ndërsa Drejtori i Burgjeve, Artur Zoto iu përgjigj deputetëve të opozitës me fjalët: Për herë të parë kemi bërë risi: Kemi marrë iniciativa në luftën kundër korrupsionit. Janë informuar të dënuarit për dhënien e lejeve. Procesi i lejeve monitorohet. Jo se s'ka probleme, por kemi qenë agresiv për shkeljet e bera. Ky është standardi i kësaj qeverie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?