“Të çlirohemi sa më parë nga kjo e keqe”, Basha me banorët në Kukës. Ja çfarë premton

Kreu i PD-se, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Kukës, në vijim të turit të nisur nën sloganin “#PotëDëgjoj“, premton se që ditën e parë të ardhjes në pushtet do të heqë taksën e vendosur nga qeveria Rama për rrugën e Kombit.

“Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe! Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!
#PotëDëgjoj“- thekson kryedemokrati. 

Në bashkëbisedim me një anëtare e një familjeje, Basha ka dëgjuar ankesa të shumta për gjendjen ekonomike, që ka detyruar djemtë e shtëpisë të marrin rrugët e mërgimit.

“Edhe babën e këtyre kemi për ta kthy, por ka për t’u kthyer vetë, edhe këta fëmijë ta ndërtojnë jetën këtu”- thote Basha, duke theksuar se gjërat e mira që janë bërë nuk duhet të harrohen, që nga Rruga e Kombit të dyfishimi i rrogave të mësuesve, te ecja përpara e biznesit në atë kohë.

SHKARKO APP