Të dhënat e shqiptarëve në shesh, Rama i përgjigjet komentuesve: Qetësohu, qetësohu!
Në një kohë që të dhënat personale si paga dhe karta e identitetit janë në shesh, pasi kanë dalë me databaze dhe janë shpërndarë në rrjetin social Whatsapp, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje disa komentuesve në facebook.
Komentues 1: Ky lajmi i mire është për të neutralizuar atë lajmin e keq për daljen e targave të 60 mijë qytetarëve shqiptarë nga DRPTSH-ja??!! Nuk ka ndonjë efekt të madh besoj.
Edi Rama: Jo i dashur, ky lajm është rezultat i punës së bërë, s’kemi çfarë neutralizojmë hiç dhe dy gjërat s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa për efektin e këtij lajmi pyet ata qe shpëtojnë nga ky hall.
Komentues 2: Gëzuar krishtlindjet, por që të gëzohen drejtuesit e mjeteve dhe gjithë populli rregullo rrugët, pastaj redukto taksat, se drejtuesit po i paguajnë taksat, dhe shërbimet 0, ti i ke parë dhe vetë rrugët në gjithë Shqipërinë si janë
Edi Rama: I kam parë posi jo dhe janë shumë më mirë se sa ishin e do të bëhen shumë më mirë se sa janë, me punë e me durim jo me llafe, ndërkohë që për taksat, më ulët se i kemi çuar nuk ka më!
Komentues 3: Po, po ia kursen në fakt se duhen të tërë ata parazitët që marrin rroga kot në kurrizin tonë!
Edi Rama: Nuk e kuptova lidhjen, sepse rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat, ndërsa shërbimet janë të shtetit.
Komentues 4: Po mor gojët e liga e baltë e llum, që flasin po dalin të vërteta.
Edi Rama: Varet çfarë kupton dhe si i kupton.
Komentues 5: Leni budalliqet po jep llogari për atë që u ke bërë shqiptarëve me të dhënat personale. Mburresh me një darkë miu për të hequr vëmendjen nga ngjarja.
Edi Rama: Qetësohu dhe mendohu, sepse është shumë kuptimplotë kjo histori.