Kryeministri Rama krah Tavos: Ky është i tëri i Himarës! Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat
Kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet në Jug, ndërkohë sot ishte në Himarë dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme lokale, ku foli për kandidatin socialist Vangjel Tavo dhe ofertën e PS-së.
“Me VANGJEL TAVON HIMARA do të hapë një kapitull të ri zhvillimi, bashkëpunimi dhe bashkëjetese demokratike mes himariotëve, ku Vangjelët e gabuar do të mund të bëjnë plazh e banjo dielli, po s’do të kenë më shans të ndezin zjarre e nxijnë vetullat”– shkruan Rama në postimin e tij në facebook.
Rama vlerësoi Tavon, por shtoi se Himara i përket himarjotëve.
”Vangjel ka shumë, Tavo ka një. Kjo është histori e njohur me këtë, dem baba dem. Ky është i tëri i Himarës, se unë jam përgjysmë. Po diskutonim me Damianin gjithë historinë çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet me Tiranën, Athinën e të tjerët. Janë himarjotë pikë, janë komplet gjë tjetër dhe Himara i lidh bashkë. Kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe në aspektin për ta parë perspektivën duke kuptuar edhe arsyet përse kanë dashur dhe për ta vënë emrin Himarë e himarjot kryefjalë”,-tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama hodhi poshtë akuzat e ngritura sot se ka vjedhur pronat, duke thënë se vijnë nga një kazan në Greqi. ”Kishte dal një kazan atje në Greqi, nga një kazan këtu. Rama ka grabitur pronat. Pjesa e kolekajve është nga këtu dhe kam pasur edhe ata pjesët e tyre me dokumente. Unë ua kam thënë dem baba dem, nuk marr pjesë në këtë, s’më interesojnë. Kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionojnë, puna është ca lë mbrapa”,-tha më tej Rama.