FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të dielën mblidhet Asambleja e PS, zgjidhet Kryesia

Të dielën PS mblidhet në Asamblenë e saj për të zgjedhur kryesinë e partisë. Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të PS-së nga momenti kur delegatët e Kongresit votuan për përbërjen e forumit më të lartë vendimmarrës të forcës kryesore politike në vend.

Mbledhja e Asamblesë dhe vendimet që pritet të merren prej saj, janë të rëndësishme për shkak edhe të faktit se kemi hyrë në një vit zgjedhor dhe shumë nga zhvillimet dhe vendimet kanë lidhje pikërisht me mënyrën e organizimit dhe mënyrës se si socialistët do të ndërtojnë strategjinë e fushatës.

Edi Rama do të flasë në Asamble duke përcaktuar shinat për fushatën e zgjedhjeve dhe do të shikohet nëse do të ketë ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?