“Të fortët i kanë dalë nga duart”, Paloka: Po hanë kokat e njëri tjetrit, po shpejt do shkojnë tek koka e madhe

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në lidhje me atentatin ndaj prokororit të Durrësit. Ai akuzon kreun e qeverisë Rama dhe organizatën e tij ‘Rilindja’ për këtë situate.

“Tani që ka plasur lufta mes bandave dhe i ka dal jashtë duarsh, Rama është i detyruar të mbajë krah e nuk e luan dot më rolin që i pëlqen më shumë se çdo rol tjetër, atë të bossit të plotfuqishëm mafioz që kontrollon gjithshka mes dhunës dhe “të fortëve”,shkruan nënkryetari democrat.

“Problemet e verteta të “bossit” tani sapo kanë filluar dhe një ditë do ti hanë kokën, me kuptimin më të plotë të fjalës…”, shkruan Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja postimi i tij i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas çdo krimi e pas çdo bande të përfshirë , si viktimë apo si agresor, po të gervishtësh fare pak del gjithnjë “rilindja” dhe Rama!
Tani që ka plasur lufta mes bandave dhe i ka dal jashtë duarsh, Rama është i detyruar të mbajë krah e nuk e luan dot më rolin që i pëlqen më shumë se çdo rol tjetër, atë të bossit të plotfuqishëm mafioz që kontrollon gjithshka mes dhunës dhe “të fortëve”.

Tani janë pikërisht “të fortët” që i kanë dalë nga duart. Të gjithë ata kërkojnë gjithnjë e më shumë sepse ashtu ju është premtuar kur bënin votat për Ramën. Po Shqipëria e shkretë aq është dhe megjithëse nuk kanë lenë gjë pa grabitur, nuk ju del. Tani ata , siç ka thënë Rama “po hanë kokat e njëri tjetrit”. Po shpejt do shkojnë tek koka e madhe!
Problemet e verteta të “bossit” tani sapo kanë filluar dhe një ditë do ti hanë kokën, me kuptimin më të plotë të fjalës…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?