Të goditurit nga tërmeti, Belind Këlliçi: Fatkeqësia i bashkoi shqiptarët, Rama i ndau
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka dencuar një tjetër rast abuziv nga shteti ne rrjetin social Facebook, pasi ndihmat për të prekurit nga tërmeti i 2019, po ndahen sipas bindjeve politike.
“Shtëpia e Kasëm Lamit në Mazrek u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Lamit i mohohet ndihma e shtetit sepse njihet si demokrat”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Shtëpia e Kasëm Lamit në Mazrek u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Lamit i mohohet ndihma e shtetit sepse njihet si demokrat.
Ra ky tërmet e na ndanë në socialistë e demokratë. Fatkeqësia i bashkoi shqiptarët kurse Rama i ndau me ngjyra, si lapsat që mban te zyra. Jemi të gjithë shqiptarë, në të mirë e në të keq.
Ne do ta bashkojmë shoqërinë. Do ta ndalojmë këtë frymë përçarjeje. Paratë e PPP-ve do të shkojnë për infrastrukturën.
Banorët në Mazrek e kudo në vend, nuk do të mbahen peng edhe 4 vjet për ujë e drita!
Më 25 prill, fitorja do të jetë e shqiptarëve!