FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Të hënën do kemi mbledhje të gjithë si grup”, Alibeaj: Do jemi pjesë në zgjedhjen e Presidentit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se PD-ja do të pjesë në zgjedhjen e Presidentit të ri.

Po ashtu ai nënvizoi se do të refuzojë tentativat për të përçarë PD-në. Pas mbledhjes, Alibeaj tha për gazetarët se të hënën e ardhshme, synohet që të ketë një mbledhje me të gjithë deputetët që ka grupi parlamentar i PD-së.

”Lamë që në aspektin organizativ do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë. Do diskutojmë edhe me kryesinë e grupit. Deputetëve iu kërkua që në lidhje me këtë proces të ofrojmë kriteret sipas të cilat ne PD, si e imagjinojnë ato, vlerat, profili, të marrim pjesë në proces, po jo fasadë. Është detyrim ndaj zgjedhësve tanë”, tha Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?