Të huajt nuk lejohen më të studiojnë në Harvard

Pse autoritetet amerikane marrin vendim të mos u lejojnë më të huajve të studiojnë në universitetin e njohur Harvard. Universiteti e quan këtë si masë hakmarrëse.

Sipas administratës Trump, studentët e huaj në Universitetin elitar të Harvardit së shpejti do t’i përkasin së shkuarës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, e justifikoi tërheqjen e lejes për të pranuar studentë të huaj, duke përmendur, ndër të tjera, “refuzimin” e Harvardit për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj dhe politikat e universitetit për mundësi të barabarta.

Universiteti u lejoi “agjitatorëve antiamerikanë dhe proterroristë” që të sulmonin studentët hebrenj në kampus. Pa dhënë asnjë provë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare akuzoi gjithashtu Harvardin për bashkëpunim me Partinë Komuniste Kineze. Thuhet, se ky hap u ndërmor pasi universiteti refuzoi të jepte informacion në lidhje me disa studentë të huaj. Në një letër drejtuar Harvardit, Noem deklaroi se sanksioni ishte “rezultati fatkeq i dështimit të Harvardit për të përmbushur kërkesat e thjeshta të raportimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretarja e Siguris Kombëtare tha se Harvad mund ta rifitonte autorizimin për të pranuar studentë ndërkombëtarë nëse do të paraqiste një mori dokumentesh mbi studentët ndërkombëtarë brenda 72 orëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Harvard: Masë hakmarrëse
Gati 6,800 studentë ndërkombëtarë janë të regjistruar në Harvard, më shumë se një e katërta e trupës studentore. Studentët që janë regjistruar tashmë do të duhet të ndryshojnë universitet ose të humbasin statusin e qëndrimit, deklaroi universiteti. “Veprimet e qeverisë janë të paligjshme”, thuhet dhe se “jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të mirëpritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin – dhe këtë vend – pa masë.” Universiteti e quajti këtë veprim një “masë hakmarrëse”. Kjo kërcënon të shkaktojë dëme serioze për universitetin dhe minon misionin akademik dhe kërkimor të Harvardit. DW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?