Të martën vuloset riorganizimi i PD-së, Bardhi nënkryetar dhe Tabaku futet në Kryesinë e Berishës
Java e ardhshme do të jetë vendimtare për PD-në e Berishës dhe të Bardhit, ky pas bashkimit dhe dalja bashkë në protestën e madhe të 20 shkurtit, do të vuloset edhe me riorganizimin.
Të martën Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha mbyll procesin e bashkimit me grupin e drejtuar nga Gazment Bardhi.
Në mbledhjen e Këshillit do të zgjidhen nënkryetarë të PD Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj dhe tashmë PD bëhet me 4 nënkryetarë, pasi prej dy vitesh janë edhe Oerd Bylykbashi e Luciano Boçi.
Por nuk do të jetë me kaq, pasi nga ana tjetër në kryesi do të hyjë edhe Jorida Tabaku, e cila deri më tani ka preferuar të mos bashkohet me Sali Berishën. Gjithashtu në kryesi do të hyjë edhe Zheni Gjergji e Ervin Salianji.