”Të ngrihemi kundër qeverisë”/ Vasili: Rama kundër BE-së, në gjunjë drejt Lindjes dhe narkomafies
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar progres-raportin e publikuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë. Për të ky raport tregon se me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, zhduket çdo iluzion se Shqipëria mund të ecë drejt Bashkimit Europian. Ndërkohë, fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Europës, ai e cilësoi një qëndrim kundër BE-së. ”Ndaj Raporti i Progresit është këmbanë alarmi për çdo politikan patriot dhe qytetar shqiptar që do familjen dhe Shqipërinë, për tu ngritur në këmbë kundër Ramës dhe qeverisë egërsisht antiEurope të Rilindjes”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Rama egërsisht kundër Europës e BE dhe në gjunjë drejt Lindjes e narkomafies! Raport Progresi i fundit i vë vulën dhe zhduk çdo iluzion se me Ramën dhe qeverinë e tij Shqipëria mund të ecë drejt Bashkimit Europian. Rama ka prioritet vetëm Lindjen e autokratëve pa demokraci, pa shtet ligjor ku paraja e pisët dhe narkotrafiqet bëjnë ekonominë dhe asgjësojnë shtetin e së drejtës. Ndaj Raporti i Progresit është këmbanë alarmi për çdo politikan patriot dhe qytetar shqiptar që do familjen dhe Shqipërinë, për tu ngritur në këmbë kundër Ramës dhe qeverisë egërsisht antiEurope të Rilindjes.
Faktet e Progres Raportit jane tronditese:
BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht”, Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.
Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar. “Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.
Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave.
Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”.
Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale. Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike.
Mbikqyrja parlamentare mbetet e kufizuar. Kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga katër interpelancat e thirrura me të. Konsultimet publike dhe me shoqërinë civile mbeten të natyrës formale. Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore. Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat. Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Aksesi i njesive vendore në fondet e BE vazhdon të jetë problematik për shkak të ndryshimeve të shpeshta të administratës dhe procedurave komplekse”, thekson progres-raporti.
Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Cënim i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH.