Të përballesh me Mafien dhe Pushtetin e Mafies

Presidenti Meta është në mbrojtje të hapur të Kushtetutës. Ballë për ballë me Mafien dhe Qeverinë e mafies. Në fakt, shumë analistë nën zë thonë se është betejë e vështirë, stoike dhe që do ketë fund të tmerrshëm politik. Dhe vërtetë është LUFTË EPIKE. Pasi Ilir Meta është në anën e Kushtetutës dhe ka mbetur, për dreq, i vetmi përballë krejt mafies shtetërore, e cila dikton në përvetësimin e buxhetit të shtetit, në PPP, tenderime, leje ndërtimi etj.

Qeveria, kryeministri dhe mazhoranca janë në anën e së keqes në këtë betejë. Kryeministri e do me çdo kusht Gjykatën Kushtetuese. Pikërisht kjo gjykatë do vendosë demokracinë në vend, do ndajë të keqen nga e mira, do të rivendosë ekuilibrat në shtet, pa harruar se kjo gjykatë do të vendosë nëse do t’i bëjë oligarkët të kthejnë lekët, që ia vodhën popullit me ligjin antikushtetues të Edi Ramës.

Ilir Meta e ka ndarë mendjen: do jetë USHTARI I REPUBLIKËS. E tha dje dhe atë foto me ushtarin nuk e bëri kot, kushdo të kuptojë duhet të dijë se beteja për Gjykatën Kushtetuese do jetë e fortë dhe dikush do “vdesë” pas kësaj beteje.
E keqja të lodh, të sfilit por kur ke të drejtën me vete, ÇDO USHTRI KRIMI shpartallohet.
Beteja realisht ka filluar, por brenda këtij viti LUFTA do ta ketë një “të vrarë”; që do të jetë e KEQJA që ka kapluar vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?