Të përjashtuarit nga grupi i PD-së në Kuvend: Rama mbështet shoqatën e bravave

Deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka kanë kundërshtuar vendimin për përjashtimin apo pezullimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.

”Mos u ktheni në mbështetëse të ndryshimeve antikushtetuese, anti ligjore, që grupet parlamentare i quajnë pjesë e saj, unë ju këshilloj që të verifikoni, të thërrisni, të shikoni dokumentet dhe pastaj t’i paraqisnit Kuvendit”,-tha Tritan Shehu.

“Deputeti largohet me dëshirën e tij nga grupi. Rregullorja dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë lloj kufizimi në lidhje me këtë”, tha Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju keni marrë urdhër nga kreu i regjimit që shoqata e bravave, shulave dhe llozave të trajtohet me dashuri të veçantë nga ana juaj. Ju duhet kjo shoqatë sepse pa të jeni të mbaruar. Vetëm kështu ju fusni në thes opozitës dhe e kontrolloni pluralizimin. Askush nuk ia përcakton përkatësinë deputetëve përveç se votuesit”, tha Flamur Noka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?