Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të plagosurit te Astir, Basha nga Spitali: U gjakosën nga dhuna barbare, skenar i Ramës

Politikë E martë, 12 Nëntor 2019 12:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar banorët e Unazës së Re që janë plagosur gjatë përplasjes me policinë ditën së sotme.

Selia blu njoftoi një konferencë për mediat të kreut të PD në orën 11:30, por pas informacioneve për gjendjen e rënduar të të plagosurve, Basha është nisur drejt Spalit të Traumës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 18 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Pasi vizitoi të lënduarit, kryedemokrati Basha e quajti si skenar të Ramës, ku përmes dhunës u synua fshehja e kësaj megavjedhjeje prej 40 milionë eurosh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Gjendja e të plagosurve vijon që të mbetet e rëndë, kam parë të moshuar që janë qëlluar me shkopinj dhe grushta, gra të avilanosura nga përdorimi i gazit kriminal. Ka një numër shumë të madh qytetarësh që nuk janë paraqitur fare në spital, edhe pse kane qene te lenduar.

Kjo është një goditje e planifikuar nga Edi Rama, që kishte vetëm një qëllim, të çonte qytetarët drejt gjakosjes me forcat e rendit, për të kryer vjedhjet e planifikuara në këtë projekt. Duke filluar nga Edi Rama, ata do të përgjigjen për këtë dhunë barbare në drejtim të qytetarëve.

Së dyti u bëj thirrje qytetarëve dhe çdo punonjësi të ndershëm të policisë, që të mos bjenë pre e skenarit për të hequr vëmendjen nga akti korruptiv, dhe për ta çuar te gjakderdhja. Së treti ne kemi një zotim me shkrim, që çdo cm katror i pronave të tyre do të kompesohen që ditën e parë që PD do të vijë në pushtet.


Raportohet për rreth 13 të plagosur nga përplaset e ditës së sotme në zonën e Astir. Banorët kundërshtojnë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re. Banorët deklarojnë se qeveria nuk u ka dhënë dëmshpërblimet.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Pyetje: Z. Basha si është gjendja e të lënduarve?

Basha: Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, janë dhunuar në mënyrën më barbare. Kam parë disa të moshuar në moshën mbi 70 vjeç, të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe me grushta. Gra të alivanosura nga përdorimi genocidal i gazit lotsjellës. Pra, janë një numër i madh banorësh të lënduar, të traumatizuar. Një pjesë prej tyre ndodhen të shtruar, një pjesë prej tyre nuk janë të shtruar në spital. Dhe ne po marrim të gjitha masat për t’i dhënë ndihmën e nevojshme. Janë plagosur sipas raportimeve, janë lënduar edhe 5 efektivë të policisë të cilët janë larguar më pas nga Spitali Ushtarak pasi kanë marrë ndihmën e parë.

Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes dhe ka një qëllim dhe vetëm një qëllim; të çonte drejt gjakosjes së qytetarëve, drejt përçarjes së qytetarëve, të çonte drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerët që kanë planifikuar tek i ashtuquajturi projekti i Unazës së Re.

Është e rëndësishme që gjithë qytetarët ta kuptojnë sot se nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi; qytetarët e Tiranës e dinë, shumë qytetarë të tjerë që nuk jetojnë në Tiranë e dinë se ky projekt nuk ka të bëjë me një rrugë të re. Është një rrugë ekzistuese që përdorej në mënyrë normale për transportin. Ishte një projekt vjedhje i denoncuar nga Partia Demokratike, i denoncuar nga qytetarë, i faktuar më vonë nga mediat prestigjioze botërore, siç është Zëri i Amerikës. Një projekt vjedhjeje me një kompani fantazëm dhe Edi Rama është i vendosur ta çojë këtë vjedhje deri në fund. Për ta çuar këtë vjedhje deri në fund, për të mbushur xhepat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij nuk kursen as jetët e qytetarëve, as shtëpitë e tyre, as fëmijët e tyre, as shëndetin e tyre. Prandaj ky është një akt kriminal, është një krim i rëndë kundër jetës së qytetarëve, kundër jetës së tyre, krim i rëndë kundër banesave të tyre.

Kështu, që së pari duke e thënë mjaft qartë se duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sjellje kriminale paralajmëroi gjithsecilin përgjegjës për këtë nga urdhëruesit që qartësisht është Edi Rama, është Erjon Veliaj, janë ekzekutorët dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë dhe ju jap fjalën që nuk do të mungojë kur ata të përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbare mbi qytetarët, mbi nënat, mbi baballarët, mbi fëmijët e tyre, me të vetmin qëllim për të mbushur xhepat e tyre me 40 milionë eurot e korrupsionit.

Së dyti, po i bëj thirrje çdo qytetari dhe punonjësi të ndershëm të policisë që mos bien pre e këtij skenari që synon që ta zhvendosë lajmin nga vjedhja e 40 milionë eurove nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij tek dhuna që ka planifikuar kundër banorëve të Unazës.

Jeta është e çmuar dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e banorëve.

Së treti, ne kemi një zotim politik me shkrim, e zezë mbi të bardhë.

Çdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut, me ardhjen e PD në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë, çdo cm katror i shtëpive, banesave dhe objekteve të tyre edhe atyre të përjashtuara në mënyrë kriminale nga kompensimi, do të kompensohen me vlerën e tregut. Sikundër garantoj, të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtazarak kundër qytetarëve, garantoj se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, nga i pari tek i fundit dhe nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë nga 40 milionë eurot që po vjedhin bashkë me Edi Ramën për Edi Ramën, nuk do gëzojnë asnjë qindarkë të kësaj grabitje, por do të japin përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë kur ata të jenë para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar nga ligji.

Pyetje: Z.Basha, ju do të shkoni t’i ndiqni nga afër banorët e “Astirit” pas kësaj vizite që bëtë në spotal?

Lulzim Basha: Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të “Astirit”. Kemi ndjekur gjatë gjithë kohës, mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot ndodhemi në krahun e tyre, opozita ka qenë dhe është me ta, njësoj si ata, pa asnjë privilegj, pa asnjë imunitet, pa asnjë mandat. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur, shumë të tjerë janë dhunuar. Opozita është njish me qytetarët për të mbrojtur jo thjesht dhe vetëm shtëpitë e tyre, por për të mbrohjtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit.

Pyetje: Ju kanë penguar për të takuar të plagosurit?

Lulzim Basha: Fillimisht mora informacion se mund të ishte i vështirë takimi i tyre dhe vetëm pasi dërguan paralajmërime të qarta se nuk mund të pengojnë askënd dhe aq më pak përfaqësuesit politik të opozitës, kryetarin e opozitës, erdha dhe i takova lirisht.

Pyetje: Sa të plagosur takuat? Sa janë momentalisht?

Lulzim Basha: Brenda po marrin trajtim tetë të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen akoma në rapartin e emergjencës.

Pyetje: I takuat të gjithë?

Lulzim Basha: Takova tre persona në repartin e emergjencës.

Pyetje: Në çfarë gjendje ishin?

Lulzim Basha: Me plagë, trauma të marra nga goditjet dhe nga gazi.

Lexoni edhe

  • Dalin emrat/ Ja kush janë banorët e lënduar në zonën e Astirit
  • “Zëri i Amerikës” transmeton Live situatën e tensionuar te Unaza e Re
  • Unaza e Re, Manjani thirrje policisë: O me popullin, o me banditët që qeverisin!
  • “Rama si Millosheviçi”, Paloka: PD në qeveri do t’i kompensojë
  • Beteja te Astiri/ Momenti kur banorja Lindita Protoduari transportohet me ambulancë

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 3 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 15 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 34 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.