FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të rinjtë e LSI-së në protestë: “Për Haradinaj, një komb, një qëndrim”

Lëvizja Rinore për Integrim, e Lëvizjes Socialiste për Integrim, proteston të mërkurën (nesër) para Ambasadës franceze në Tirane, bashkë me përfaqësues të forumeve të tjera rinore në mbështetje dhe për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit, luftëtarit dhe politikanit të shquar të Kosoves, Ramush Haradinaj.

500 të rinj të LRI-së do të protestojnë në orën 12.00 me sloganet “Me Ramushin”, “Ramush Haradinaj është Kosova”, “Francë, mos na zhgënje, thuaj jo lojërave të Serbisë” apo “LRI në mbështetje të lirisë,” “Haradinaj simbol i lirisë,” “Për Haradinaj, një komb një qëndrim”.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi theksoi se të rinjtë e LSI-së mbështesim Haradinaj dhe kërkojnë lirimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Ramush Haradinaj është përballur me drejtësinë, me dinjitet dhe integritet dhe ka dalë fitimtar. Haradinaj përfaqëson luftën e shqiptareve për liri dhe drejtësi dhe është model i politikanit që lufton për vendin e vet. Ne shprehim zeshëm dhe qartë mbështetjen tonë për Ramushin, duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë dhe kthimin e tij në Kosovë”,- tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?