Të rinjtë i bashkohen LSI. Kërpaçi: Më 25 prill rinia do t’i japë një mundësi të re Durrësit
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me të rinj dhe të reja që i janë bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ish-deputetja e LSI-së shprehet se të rinjtë kërkojnë më shumë për Durrësin dhe më 25 prill do t’i japin qytetit një mundësi të re duke larguar rilindjen.
“Kafe miqësore në Durrës ku lëvizjes tonë i bashkohen përditë vajza dhe djem që kërkojnë më shumë për Durrësin dhe veten. Të lodhur dhe të acaruar nga qeverisja e shtypjes së brezit të ri, rinia e Durrësit me 25 Prill do ti japi vetes një mundësi të re dhe qytetit një fytyrë tjetër”,- shkruan kryetarja e LRI-së në mesazhin e publikuar në Facebook.