”Të tërhiqet padia”, deputeti Bushati: Të krijohet një Kuvend pajtimi për bashkimin e demokratëve

Gjatë mbledhjes të grupit parlamentar të PD-së, deputeti Helidon Bushati tha se duhet të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degët e PD. Kjo pasi ai sygjeron që të mblidhet një Kuvend “pajtimi”. Bushati shton se nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi në debate juridike.

Pjesë nga deklarata

Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen.

Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitive unë sugjeroj që të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë.

Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore, derisa të ndërmerren hapa të integrimit të të gjitha grupimeve në këtë proces. Gjatë kësaj periudhe mund te vendosim te mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku te dalim me mesazhe te qarta për te ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisëse.

Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike. Të ndalohet që sot dalja në Televizione e kolegëve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njëri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon.

SHKARKO APP