Teatri Kombëtar, Andi Bushati: Kush të s’ëmës jeni ju që luani me taksat tona për teatrin e ri. Kjo është për burg

Gazetari Andi Bushati ka reaguar ashpër sot ndaj vendimeve të qeverisë dhe bashkisë për Teatrin Kombëtar.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati pyeti nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazanikun sa do të kushtojë projekti i ri i Teatrit që do të ndërtojë Bashkia. Mazniku tha se projekti kushton rreth 20-23 milionë euro, por nuk është detajuar. Ai shtoi se projektin e kanë konsultuar me aktorët Altin Bashën dhe me Hervin Çulin.

Pas kësaj përgjigje, Bushati u shpreh “kush në të sëmës jeni ju që caktoni si do të shpenzoni lekët e taksave tona?!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bushati përmendi miliona eurot e tenderit me firmën “Fusha”, gjithashtu dhe pagesat për arkitektin e huaj që ka sjellë projektin të gatshëm pa u shembur ende teatri dhe është paguar për atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është për burg”,- tha Andi Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?