“Teatri” rikthehet të mërkurën në shesh, Budina: Protesta nuk ndalet!
Nga bulevardi “Dëshmorët e kombit”, regjisori Robert Budina në mbylljes të protestës për shembjen e Teatrit lajmëroi se protesta e radhës e artistëve dhe qytetarëve do të jetë të mërkurën në orën 17:30.
“Për shkak se dita e nesërme është një ditë e shënuar dhe e bekuar për besimtarët muslimanë, kemi vendosur që protesta e radhës të mbahet të mërkurën po këtu, në orën 17:30”, u shpreh Budina.
Ky vendim erdhi pasi dita e nesërme përkon me Natën e Kadrit, një ditë e shenjtë për besimtarët myslimanë.