Teatri, Ruci – opozitës: Precedentët tuaj, përgjigjja më e mirë
Parlamenti ka nisur shqyrtimin e amendamenteve të maxhorancës për ligjin e teatrit. Para se t’u jepte të drejtën e fjalës deputetëve kryeparlamenti Ruci, i ktheu përgjigje opozitës pas letrës që kjo e fundit i drejtoi një ditë më parë, në të cilën kërkonte që sot të miratohej vetëm dekreti i presidentit, dhe jo amendimet e PS. Në fjalën e tij Ruci, u shpreh se Parlamenti nuk e ka për herë të parë këtë procedurë,
Ka patur edhe precedentë- tha Ruci, ndërsa përmendi miratimin e tre ligjeve me të njëjtën procedurë, që po ndjek sot maxhoranca me teatrin.
“Opozita më ka nisur një Opozita e sotshme ka shqyrtuar dekretin e Presidentin dikur dhe ka miratuar ligjin. Kështu ka vepruar kur ishte në pushtet vetë opozita. Precendetët e tyre janë përgjigjia më e mirë.
Para se të ankohen dhe të kërkojnë e të protestojnë duhet të dinë rregulloren dhe procedurat. Kjo ishte sa për sqarim. Fillojmë me shqyrtimin e dekretit”- perfundoi Ruci.
Diskutimet në seancë:
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja gjatë diskutimeve për shqyrtimin e dekretit të presidentit Meta për ligjin për Teatrin Kombëtar, ka thënë se akuzat e PD dhe LSI për paligjshmëri me këtë seancë, nuk janë të vërteta. Manja ka theksuar se Meta ka të drejtë ka kthejë ligjin vetëm një herë.
Ulsi Manja: Ka dy ditë që PD dhe LSI thonë që kemi shkelur ligjin. Ka precedentë të mëparshëm kur kuvendi drejtohej nga Meta. Presidenti ka të drejtë ta kthejë ligjin vetëm një herë. S’kemi të bëjmë me një rast që ka të bëjë për herë të parë.
Pas Manjës, në Kuvend ka folur kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Eduart Shalsi. Shalsi ka thënë se akuzat e PD-së janë banalitet.
Eduart Shalsi: Prisnim që atë ditë në Komison të diskutonim, jo të përdornim fjalë banale. Kur ishin në pushtet në asnjë rast nuk diskutuan për Teatrin. Tani vrasin mendjen për tetarin. Opozita të tërheq në një debat banal dhe shpeshherë fitojnë. Kemi përballë një palë që nuk ka bërë asgjë. Shqetësimi ynë ka qenë që të bëjmë një teatër dinjitoz. Reagimet e tyre janë një farsë. Ishin 8 vite në pushtet dhe nuk investuan për Teatrin, as nuk e lyen njëherë.