Tedi Blushi: Rama, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit!

Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. Blushi shkruan se kryeministri është bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit.

Statusi i plotë:

Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e genocidit dhe quajtja konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithëshme të Këshillit të Europës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm!

Swiss Digital Mobile Reklama

Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin.

Koha e Llogaridhënies po afron!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?