Televizioni gjerman: Opozita proteston kundër kryeministrit

Televizioni gjerman ZDF shkruan se “Protestat në Shqipëri kundër socialistëve në pushtet po rriten. Ndërsa protestuesit po sulmonin Parlamentin, policia përdori gaz lotsjellës.

Protestat e mbështetësve të opozitës kundër kryeministrit Edi Rama në Shqipëri kanë çuar në përplasje me policinë. Autoritetet përdorën gaz lotsjellës kundër demonstruesve që u përpoqën të pushtonin ndërtesën e parlamentit në kryeqytet, Tiranë. Përkrahësit e opozitës kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të drejta e të lira.

Opozita akuzon Partinë Socialiste (PS) në pushtet dhe Ramën për mashtrim dhe korrupsion zgjedhor”.

SHKARKO APP