Televizioni shtetëror gjerman skanon qeverinë. Xhixho: Trafik droge, armësh, gjobëvënie dhe institucione të korruptuara

Nënkryetarja e LSI-së, deputetja Erisa Xhixho ka shpërndarë për ndjekësit e saj në facebook, një raport të detajuar që Televizioni shtetëror gjerman ”ZDF”, i bën qeverisë ”Rama”. Në skanerin që kjo media i ka bërë qeverisë, Xhixho përmend se në Shqipëri ka trafik të lëndëve narkotike, ka gjobëvënieve nga grupet kriminale dhe institucione të korruptuara.

Postimi i plotë

ZDF, televizioni shtetëror gjerman, i bën skanerin më të vërtetë qeverisë së Edi Ramës.
Trafik droge, pastrim parash, trafik armësh, prostitucion, gjobëvënie dhe institucione të korruptuara që u hapin rrugë të gjitha këtyre aktiviteteve të paligjshme është panorama që del nga raportimi i gazetarëve gjermanë.

Ja çfarë thotë ZDF konkretisht:

1. “Rama ka krijuar Kolumbinë e Europës,1/3 e ekonomisë është droga”

2-“Kanabisi është i ashtuquajturi ‘ari i Shqipërisë’. Korrjet e vërteta të kanabisit përbëjnë një të tretën e PBB: 4.5 miliardë euro”

3-“Kultivimi masiv i kanabisit, veçanërisht në luginat e thella malore në veri dhe jug të vendit, i siguron popullatës fermerë, të ardhura më të mira se puna e zakonshme në terren. Politika shqiptare në Tiranë ka vite që lëviz në këtë zonë tensioni.”

4- “Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri, shteti i përket mafias”.

5-“Kriminelët përfitojnë nga varfëria në vend dhe nga një shtet, që u ofron pak qytetarëve në krahasim me klanet mafioze”.

6-“Shteti është shumë i dobët dhe nuk u ofron ndonjë perspektivë qytetarëve. Dy të tretat e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ata e shohin të ardhmen jashtë vendit”.

SHKARKO APP