Temperatura e dhurimit dhe pesha e tullës tjetër…

Nga Zija Çela /

Dolem per te hedhur disa hapa ne rrugen “Myslim Shyri”, kur i thashe sime shoqeje: A do te me shoqerosh per te bere nje veprim? S’di pse, kisha folur duke vene doren ne xhepin gjoksor te xhupit, ku kisha ca kartemonedha dhe ajo e nuhati ne cast. Po sot bankat jane mbyllur, ma ktheu.

Ishte e premte, feste zyrtare. Eshte e njohur tashme, shumica e te ngjashmeve te mi jane manuale, pa kartat bankare pensionistet nuk veprojne dot on line. Keshtu qe duhej te kalonin tri dite, derisa te vinte e hena.

Nuk jane pak qe temperatura shpirterore per te dhuruar, te filloje te bjere nderkaq. Sepse i tille eshte njeriu i shkrete ne perditeshmeri, ai kaplohet nga gjithfare ngurrimesh. Mjafton vetem medyshja: Pse une?! Le te japin ata qe kane shume, ata qe keshtu e keshtu, ata qe ashtu e ashtu… Me nje fjale, gjetja e “arsyes” per ta perjashtuar veten.

Te henen, teksa dilnim nga banka, pata dyshimin se mos ime shoqe do te ma bente ate pyetjen e shkurajuese, qe dendur perseritet ne keto raste: E cfare te thote radakja, sa tulla mund te blihen me kete dhuraten tende?!.. Po te me kishte pyetur, te gatshme e kisha pergjigjen. Le ta zeme se blihen njeqind tulla. Por duhet shtuar patjeter edhe Nje. Dhe eshte ajo e vecanta, e padukshmja. Tulla qe me pas rendon ne zemer prej brenges se pashlyeshme: Pse u tregova ngurrues, kur te tjeret i kllaposi gjema?! Pse u mjaftova vetem me fjalen ngushelluese?! Cfare ma mpiu vullnetin per te kaluar nga mosveprimi ne nivelin veprues?!..

Lexues, te shtrenjtat mike e te shtrenjtet miq, e di, e di se ju e kuptoni qellimin e ketij statusi. Per ndryshe, ne jete te jeteve nuk do t’ia falja vetes permendjen e hapit tim te vockel ne “M. Shyri”. Por shume hapa te vegjel na cojne te hapi i madh. Mos ta mallkojme gjithnje gjinsin shqiptar, se nuk jemi aq te prape. Ne fatkeqesi te rende, me donacionet qe degjojme po e mbajme te ndezur temperaturen e dhurimit, duke deshmuar jo thjesht solidaritet, por edhe vellazerim kombetar.

Zoti na e befte mbare!

SHKARKO APP