”Temperatura është minus, kemi 3 ditë pa ngrënë”, emigranti shqiptar i bllokuar në Kapshticë: Na kanë bërë barrikadë tek zona neutrale, Greqia na ka premtuar zgjidhje
Emigranti shqiptar Naim Calla i cili është prej 3 ditësh i bllokuar bashkë me 50 bashkëatdhetarë të tij në Kapshticë ka thënë se është Greqia ajo që ka premtuar zgjidhjen.
Calla shprehet se emigrantët kanë prej 3 ditësh në temperatura zero pa ushqim nuk mund të kalojnë më netët në mënyrë të tillë.
Po ashtu ai bën me dije se ata janë shtyrë dhe i është bërë barrikadë nga autoritetet shqiptare në zonën neutrale për t’i larguar tashmë në palën greke.
Është Greqia dhe dogana greke e Krystallopigi sipas Callës që i ka premtuar zgjidhje për të zhbllokuar këtë situatë.
”Na kanë nxjerrë nga zona neutrale dhe na kanë çuar në zonën greke. Ata na thonë gjeni sa më shpejt zgjidhjen me policinë dhe komisariatin e Bilishtit. Na kanë bërë barrikadë përpara në kanë rreshtuar makina e Policisë. Po tani në këto momente gjendja është rënduar. Wshtë minus temperatura. Kemi tre ditë pa ngrënë. Tani sa bisedova me një nga autoritetet greke na kanë thënë se shumë shpejt do gjendet një zgjidhje. Autoritetet shqiptare na kanë shtyrë mbrapsht. Deri tani na thotë se për 15 minuta në rast se ju nuk veproni do veprojmë ne. Kemi tre ditë që rrimë në zonë greke dhe jo në zonën neutrale. Kamionët kërkojnë të lëvizin. Nuk e kemi me kamionët por duam zgjidhje. Kemi 3 ditë këtu. Policia greke po sillet shumë mirë. Wshtë shumë zhurmë. Kemi gra. Gjendja është rënduar psikologjikisht edhe tek njerëzit. Asnjë gjë, asnjë gjë, takojmë policët shqiptarë asnjë nuk na komunikon. Kështu do vijojmë. Nuk jemi në gjendje të vazhdojmë natën jashtë. ”- tha Naim Calla.
/Balkanweb