Tension në Kuvend. Garda mbron Ramën
Janë tensionuar debatet në Kuvend, pas fjalës së kryeministrit Edi Rama.
Rama ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha për filmin e fundit të hollivudit që ka marrë subjekt nga Shqipëria.
“Ky është një moment që asnjë politikan në Shqipëri nuk e ka arritur. Një politikan si ty (Berisha) është bërë frymëzim për Hollivudin.
Të përgëzoj që arrite të bëhesh frymëzim edhe për Hollivudin. Të sugjeroj që zyrën e avokatisë që ke të vësh në punë për të drejtat e autorit, sepse filmi “Qenë Lufte”, pa ty nuk do të ishte realizuar….”,- tha Rama. Ai tha se Berisha është një Ward Dog (Qenë lufte) i vërtetë.
Gjatë kohës që Rama fliste deputeti Flamur Noka është ngritur në këmbë dhe i është afruar foltores ku ndodhej kryeministri Edi Rama. Noka tha se Kryeministri po fyente ish-kryeministrin. Forca e gardës kanë marrë në mbrojtje Kryeministrin, Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

