Tensione në Kuvend! Berisha zë foltoren, rrethohet nga Garda. Ndërpritet seanca
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar për të marrë fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, por është rrethuar nga punonjësit e Gardës. Ata kanë bllokuar foltoren për të paraprirë çdo situatë.
Ndërkohë që Berisha shoqërohej nga deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka, të cilët kanë kërkuar që opozita të ketë më shumë minuta në dispozicion.
Pas kësaj, drejtuesja e seancës ndërpreu punimet e Kuvenit për 5 minutë, në mënyrë që të vendosej rregull në sallë.
Tensioni në parlament vazhdon, ndërkohë grupi Alibeaj nuk doli në përkrahje te Berishës, por fërkonte duart poshtë tavolinave.
KOHA JONË SONDAZH

