Tensione në Kuvend, Flamur Noka hedh miell dhe i turret Bashës: “Tradhtar, i pabesë, mercenar i paburrë”!

Edhe sot ka nisur me tensione seanca plenare në Kuvend. Deputetët e grupit Bardhi – Berisha i janë drejtuar hyrjes së Kuvendit për t’u futur në sallë, por janë ndaluar nga punonjësit e Gardës.

Deputeti Flamur Noka u ka hedhur miell në fytyrë punonjësve të Gardës te dera e Kuvendit.

Janë pjesë e mazhorancës, po i shërbeni narkoregjimit”- tha deputeti Noka, duke u hedhur miell gardistëve..

Ndërkohë deputetët e opozitës të cilët nuk janë të përjashtuar, janë futur në sallën e Kuvendit duke u bërë gardh përpara foltores.

Seanca vazhdoi me zhurma dhe djegie te Rregullores së Kuvendit nga ana e deputetëve të opozitës. Ndërkohë Lulzim Basha ishte në sallën e parlamentit, por doli shpejt.

“Tradhtar, i pabesë, mercenar i paburrë”- iu drejtua Flamur Noka, Bashës që iku me shpejtësi.

Teksa Lindita Nikolla lexonte rendin e ditës dhe nisi votimin nen për nen për projektligjet, opozitarët vijonin t’i binin zhurmuesve.

Ndërkohë, nga rendi i ditës u hoq projektligji për lojërat e fatit si dhe u rrëzuan amendamentet e Bashës.

Seanca parlamentare zgjati 24 minuta.

SHKARKO APP