Tensionet në Kosovë bëhen çështje në Kuvend, Alizoti: Kriza po merr përmasa të mëdha, janë vëllezërit tanë

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka kërkuar që situata e tensionuar në Kosovë të futet në rendin e ditës, duke theksuar se ngjarja po merr përmasa të mëdha.

Alizoti më tej u shpreh se nga momenti në moment kriza në Kosovë mund të agravojë dhe se Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë çështje.

“Kriza e Kosovës po merr përmasa. Rëndësia sot edhe në media botërore është kriza në Kosovë e cila mund të agravojë. Shqipëria me përvojën e saj diplomatike duhet ta ketë rend dite. Ata janë vëllezërit tanë. Merreni seriozisht këtë gjë. Kriza atje po degradon. Kriza prodhon krizë”, tha ndër të tjera Alizoti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?