Tensioni në gjykatë, deputetet e LSI-së: Fundi është afër!

Shtetrrethimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, për deputetët e LSI-së është tension i pajustifikuar. Duke qenë prezentë në seancën e caktimit të masës ndaj 23 të ndaluarve, Malaj dhe Mehmetaj shkruajnë në facebook se fundi është afër.

Deputetja Nora Malaj shkruan në Facebook: “Terror policor! Rrugēt dhe rrugicat e Tiranës të bllokuara! Një tension i pajustifikuar! Paniku ndjehet ngado! Cfarë po ndodh?! Pse kaq Frikë?? Ky është qyteti i qytetarëve dhe Shqipëria e Shqiptarëve!”.

Ndërsa deputetja tjetër e LSI-së, Kejdi Mehmetaj shprehet se nuk ka forcë që ndalon qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Terrori policor i Diktaturës Edi Rama! S’ka polic, as forcë që mund të ndalojë qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre. Edi Rama po mbytet në frikën e tij, fundi është afër. Ngrihu! Jep edhe ti kontributin tënd në largimin e këtij makthi që ka kapur vendin. Ngrihu për veten, për më pak taksa, kundër krimit qeveritar, kundër diktaturës!”, shkruan Mehmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?