Tensionohet situata në Kuvend, Paloka shtyn Beqajn nga foltorja
Pak orë pas audio-përgjimit që u publikua mbërmjen e djeshme nga emisioni “Stop”, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën shënjestrën e akuzave të opozitës në punimet e sotme parlamentare.
E ndërsa ka tentuar të marrë fjalën në foltoren e Kuvendit për t’iu përgjigjur akuzave direkte të bëra nga deputetja demokrate Albana Vokshi, ministri Beqaj është rrethuar nga efektivët e Gardës së republikës, pas protestave të demokratëve të cilët u ngritën të gjithë në këmbë për të mos e lejuar Beqajn që flasë, pasi sipas tyre, ai duhet të japë dorëheqjen e jo të flasë.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka i cili ka vrapuar në foltoren e Kuvenmd duke e shtyrë Beqajn nga foltorja, duke i thënë që të largohej nga aty.
Pas tij eshte afruar ish-kryeministri sali berisha i cili kerkoi fjalen per procedure, por ai s’do lejohej nga ministri Beqaj, pasi sipas tij, kishte qene Beqaj ai qe e kishte kerkuar fjalen me pare.
Kaq ka mjaftuar qe drejtuesja e seances, nenkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj eshte detyruar te nderprese seancen per disa minuta.
KOHA JONË SONDAZH

