“Tërmetet” në Zharrëz, Rama urdhër ministrive: Verifikoni Bankers

Kryeministrit Edi Rama ka urdhëruar sot ngritjen e grupit ndërministror të punës për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrës. Në urdhrin e Kryeministrit thuhet se grupi i punës që drejtohet nga Zv/Kryeministri Niko Peleshi, ka për detyrë të përcaktojë edhe masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës.

Në dokumentin e Kryeministri theksohet se brenda 30 janarit,  ministritë përkatëse dhe institucionet duhet të vlerësojnë dëmet e kryera si dhe të raportojnë për përgjegjësitë që ka kompania private Bankers Petrolium.

Grupi ndërministror i punës do të asistohet e këshillohet nga ekspertë të fushave përkatëse të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Albpetrol sh.a, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), me qëllim:

Swiss Digital Desktop Reklama

– për të vlerësuar dhe përcaktuar masat që duhet të merren nga ana e operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim, bazuar në rekomandimet e bëra nga IGJEUM-i në raportet përkatëse mujore;

Swiss Digital Mobile Reklama

– masat që duhet të merren nga Drejtorinë e Përgjithshme e Emergjencave Civile për përmirësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës, duke bërë edhe vlerësimin përkatëse;

– për të nisur bashkëbisedimin e përbashkët me përfaqësues të operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim për sqarimin  e situatës së krijuar dhe evidentimin e shkaqeve të lëkundjeve të tokës në zonën e Patos –Marinzës, ku kryhen aktivitete hidrokarbure.

– për të vlerësuar kërkesat e bëra nga IGJEUM në raportet mujore për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjen e datës 21 janar 2016, që lidhet me monitorimin, vlerësimin dhe dokumentimin e vazhdueshëm të aktivitetit sizmik në vendburimin e Patos-Marinzës, ku kryhen aktivitete hidrokarbure sipas marrëveshjes hidrokarbure dhe licencës përkatëse, si dhe trajtimin e sugjerime të bëra nga ky monitorim;

– për të ndjekur të gjitha procedurat për të mundësuar angazhimin e ekspertëve të huaj për përcaktimin e shkaqeve të lëkundjeve të tokës në zonën e Patos –Marinzës,  si dhe masa te tjera që do te vlerësohen të nevojshme .

Banorët e zonës së Zharrëz në Fier kanë hyrë prej disa ditësh në grevë urie. Ata pretendojnë se nga shpimet që kryen për nxjerrjen e naftës kompania Bankers u janë dëmtuar banesat.

Disa ditë më parë, Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri kërkoi nga Bankers Petrolium ndalimin e menjëhershëm të injektimit të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrës. Sipas të dhënave të Ministrisë, aktualisht janë ndaluar plotësisht operacionet e injektimit në këto puse.

Ndërkohë që Banorët kërkojnë marrjen e masave që situata të mos përsëritet në të ardhmen.

Urdhri i Kryeministrit:

[scribd id=335152983 key=key-6JQCa8hTRamE0DwCXgGI mode=scroll]

Masat e ndërmarra deri më sot nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë:

Që në fundin e vitit 2013, qeveria ndërhyri për ti dhënë jetë procesit të dialogut mes banorëve, kompanisë dhe pushtetit lokal. Në sajë të marrëveshjes së nënshkruar mes Bankers Petroleum-Albpetrol dhe IGJEUM u mundësua vendosja e dy aparateve sizmomatëse për monitorimin e vazhdueshëm të lëkundjeve sizmike në zonë. Këto të dhëna administrohen sot prej Institutit të Gjeoshkencës që ka hartuar dhe raportet paraprake analitike të cilat gjithsesi nuk konsiderohen prej tij të mjaftueshëm për daljen në konkluzion përfundimtar.

Nga strukturat shtetërore është vendosur nën monitorim të plotë aktiviteti i kompanisë në çdo pus ku kryhet aktiviteti i kërkimit të naftës. Kompania raporton pranë Albpetrol për aktivitetin që kryen dhe transmeton të dhënat e kërkuara.

Së bashku me Zyrën e Avokatit të Ankesave, Këshilltarit dhe Përputhshmërisë (CAO), zyrë e pavarur mbështetur nga Banka Botërore, MEI ka zhvilluar disa takime informuese me banorët.

Me rikthimin e lëkundjeve, në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë është organizuar një takim informues ku kanë marrë pjesë përfaqësues të CAO, Ministrisë, Albpetrolit, Kompanisë Bankers Petroleum, pushtetit lokal, banorëve të zonës, përfaqësues të protestuesve, Institutit të Gjeoshkencës. Ata janë njohur me situatën më të fundit dhe masat që po ndërmerr qeveria për zgjidhjen e problematikës.

Protestuesit dhe grevistët janë vizituar në terren nga zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja dhe drejtues të tjerë të institucioneve shtetërore.

Ministri i Energjisë ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës për marrjen e të gjitha masave në përmbushje të kërkesave të IGJEUM-it me synim daljen në një raport zyrtar për shkaqet e lëkundjeve dhe hapjen e rrugës për marrjen e masave të mëtejshme.

Në datën 26 Dhjetor, Ministri i Energjisë ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të injektimit të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrës deri në një njoftim të dytë. Ministria ka kërkuar nisjen e dialogut të përbashkët me përfaqësues të kompanisë Bankers dhe grupit të punës së ngritur me urdhër të ministrit nr. 423 për sqarimin e situatës së krijuar dhe gjetjen e shkaqeve të lëkundjeve. Është kërkuar gjithashtu, të ndiqen të gjitha procedurat për të mundësuar angazhimin e ekspertëve të huaj për vlerësimin e situatës dhe rekomandimin e masave përkatëse që duhet të merren në varësi të konkluzioneve rreth shkakut të lëkundjeve.

Lajme të tjera për këtë argument:

Deputetët e PD vizitojnë grevistët në Zharrëz

Vasili: Të ngrihet me urgjencë komisioni  për Zharrëzën

Blushi takon grevistët e Zharrëzës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?