Tërmetet, Spaho denoncon mashtrimin e Ramës: Ata vazhdojnë të jetojnë në rrënoja, edhe pse kjo mund t’ju kushtojë jetën

Shtëpia e bashkëshortëve Dhespollari në Qafëzez të Kolonjës,e cila ishte më e dëmtuara nga tërmetet e qershorit dhe nëntorit të vitit 2019, edhe pas dy vitesh vazhdon të jetë e rrënuar.

Drejtuesi i Qarkut te Korces Edmond Spaho i cili ishte në këtë familje tha se bashkëshortët kanë mbetur të vetëm pas humbjes së djalit në moshë të re.

“Ata vazhdojnë të jetojnë në rrënojat që la tërmeti, edhe pse kjo mund t’ju kushtojë jetën. Të gjithë pushtetarët, nga Rama tek ministrat që erdhën dhe ikën në Qafëzez në kohën e tërmetit premtuan që do rindërtohen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, por realiteti i familjes Dhespollari, shkërmoq propagandën dhe mashtrimet e qeverisë në ikje.

Me Ramën, Shqipëria mbeti në vendnumëro! Në vendnumëro ka mbetur edhe proçesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Të gjithë presin me padurim ndryshimin që do të vijë në 25 prill!”, ” tha Spaho.

SHKARKO APP