Tërmeti 4.9 ballë në Durrës, Ministria e Mbrojtjes: U pasua me 42 pasgoditje

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me tërmetin i cili u ndje gjatë orëve të vona të natës. Qendra sizmike europiane raporton se lëkundjet kanë qenë të 4.9 të shkallës rihter.

Ndërsa sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti është regjistruar në orën 00:13, me madhësi 4.0 në det, përballë Gjirit të Lalzit. Sipas tyre ky tërmet është pasur nga 42 pasgoditje, ku më e madhja ishte 3.5 i shkallës rihter.

“Mirëmëngjes! Në orën 00:13 është regjistruar një tërmet me madhësi 4.0 në det, përballë Gjirit të Lalzit. Është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja 3.5. Nuk raportohen dëme”, thuhet në njoftimin zyrtar.

SHKARKO APP