Tërmeti i fuqishëm, janë shembur ndërtesa, dyshohet për persona nën rrënoja
Aktualitet Politikë E Martë, 26 Nëntor 2019 05:36
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë në orën 3.50 minuta të natës. Tërmeti ka sjellë panik tek njerëzit që kanë dalë jashtë shtëpive.
Raportohet se janë shembur ndërtesa në Durrës nga tërmeti. Dyshohet të ketë njerëz nën rrënoja, policia dhe zjarrfikësit drejt vendit të ngjarjes. Ka dëme të mëdha. Disa banesa janë rrëzuar dhe dyshohet se kanë zënë banorë nën rrënoja.
Zyrtarisht ende nuk ka asnje njoftim.

KOHA JONË SONDAZH

